Berisha tallet me Ramën/ “Sulltan Salep Surreli zëdhënës i padijes”

Berisha tallet me Ramën/ “Sulltan Salep Surreli…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se për pandeminë e koronavirusit ka lexuar më shumë se për çdo gjë tjetër qëëkur është ndarë nga profesioni si doktor.

“Qëkur jam ndarë nga profesioni im gjer sot nuk ekziston një çështje tjetër që në një kohë kaq të shkurtër, t’i jem përkushtuar me të gjithë forcat e mia leximit dhe përkushtimit në këtë rrafsh. Leximet janë të panumërta në të gjitha eksperiencat e kësaj pandemie si edhe prononcimet e mia”, u shpreh Berisha në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”.

Teksa u pyet se kë mjek ka ndjekur më tepër në vendin tonë, Berisha u tall me Ramën duke thënë se ai ka bërë si mjek gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka sjellë keqinformim.

“Në Shqipëri më duhet të them se epidemiolog, kryeepidemiolog, mjek dhe kryemjek në vendimarrje ka qenë një dhe vetëm një dhe ky është Sulltan Salep Surreli. Në këtë kontekst duke shprehur vlerësimin tim maksimal për punën e mjekëve në repartin e spitaleve që janë përballur me këtë virozë, dua të them se zëdhënësi i padijes, injorancës, i keqpërdorimit ka qenë vetëm një dhe ky është Edvin Kristaq Rama”, theksoi ish-kryedemokrati./ cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit