Berisha: Të gjobitet kush gënjen në Parlament

Berisha: Të gjobitet kush gënjen në Parlament

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer prej vitesh në një sallë teatrale ku deputetët, ministrat dhe vet kryeministri e kthejnë çdo diskutim në fyerje, dhunë verbale e madje tentativa për dhunë fizike. Në sallën ku duhet të diskutohej për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe të merreshin vendime në favor të popullit, ligjvënësit e përdorin për shantazhe ndaj njëri-tjetrit si dhe për pazare politike.

Si të majtë dhe të djathtë të Parlamentit, foltoren e kanë si një mundësi mediatike për t’u bërë lavazh truri shqiptarëve gjoja se gjithësecili po mundohet për ta. I pashqetësuar për situatën politike ku është Shqipëria dhe i pashqetësuar për gjendjen e opozitës në vend, Sali Berisha ka kërkuar që të gjobiten deputetët që gënjejnë në sallën e Kuvendit. Mirëpo Berisha nuk ka nxitur asnjë inisiativë si deputet i Parlamentit për hetimin pasuror të politikanëve, lidhjet e tyre me oligarkët, pastërtinë e figurës si dhe përfshirjen në korrupsion,

“Nëse në këtë parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetët që mashtrojnë publikun” – ka thënë Berisha, duke mos e përfunduar të plotë fjalinë.

Jua ndërpres se s’keni lidhje me procedurën. Kur të merrni fjalën mund të thoni pretendimet. Mos të abuzojmë me rregulloren.” – iu kundërpërgjigj Ermonela Felaj.

Sikur gënjeshtra të ishte e vetmja e keqe e atij Parlamenti, Berisha me shokë i bie të jenë të kulluar, e mira e këtij vendi dhe qelibarët e politikës shqiptare. Në atë Parlament nuk mjafton gjoba, por një nisja e një hetimi të plotë mbi punën, pasurinë dhe pastërtinë e figurës për secilin nga 140 të punësuarit nga votat e popullit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit