Berisha ‘zbarkon’ në selinë e PD-së, pritet me ovacione

Berisha ‘zbarkon’ në selinë e PD-së, pritet…

Ka nisur protesta e thirrur nga Sali Berisha, teksa në seli ka zbarkuar lideri historik. Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit e zjarrtë, ndërsa nis zyrtarisht protestën.

Berisha:

Ka momente që komunikoj me ju, por komunikoj me këta dhjetra mijëra demokratë, që kanë ardhur të kthejnë këtë bunker të Lulzim shëmtirës në shtëpinë e lirisë. Çfarë mund tiu thuash këtyre, Edvin Rama ka vënë postblloqe, ka që dje pasdite që përgatit kuthe në ndihmë të Lulzim pengut. Është proces, shndërrimi i këtij bunkeri në shtëpi të lirisë, siç e ka edhe statuti. Është i rrethuar nga gardistë, me kundra gaz, ku e dini ju që është në mbledhje.

Pak para se të mbërrinte në seli, Berisha deklaroi se protesta e sotme do jetë paqësore dhe iu kërkoi protestuesve që të ruajnë gjakftohtësinë.

Sali Berisha:

Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit. demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne shtëpinë e lirisë. Të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit