Bërja e thonjve me manikyr xhel rrit rrezikun e kancerit

Bërja e thonjve me manikyr xhel rrit…

Vajzave, por së fundmi edhe djemve u pëlqejnë që thonjtë t’i mirëmbajnë duke i bërë me manikyr xhel. Por ndërsa rezultati mund të jetë mbreslënës, shumë pak e dinë se në fakt jo xheli, por rrezet e pajisjes ku ju ekspozoni duart për tharjen e tij mund të kontribuojnë në shfaqjen e kancerit.

Kjo për shkak se shumë prej tyre lëshojnë nivele mjaft të larta të rrezatimit UVA, i cili luan një rol të madh në zhvillimin e kancerit. Niveli i rrezikut varet nga shpeshtësia e manikyrave. 

Një studim i vitit 2014 në JAMA Dermatology tregoi se niveli i ekspozimit ndaj UVA i lidhur me një manikyr xhel çdo dy javë ndoshta nuk është mjaft i lartë për të rritur ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës.

Thënë kështu, ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur duart tuaja nga ekspozimi ndaj UVA. Para se të bëni manikyrën, vendosni një krem kundër diellit të papërshkueshëm nga uji, me SPF 30 ose më të lartë. Ju gjithashtu mund të vishni një palë dorashka t’i prisni në fillim te gishtat dhe ti mbani veshur në mënyrë që rrezet mos ju dëmtojnë lëkurën. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit