Berlin/ Gratë, njësoj si burrat, mund të shkojnë topless në pishinat publike

Berlin/ Gratë, njësoj si burrat, mund të…

Autoritetet vendimmarrëse në

Berlin kanë propozar që së shpejti edhe gratë, njësoj si burrat, do të lejohen të shkojnë topless në pishinat publike të qytetit. Rregullat e reja të banjës u morën për shkak se një grua u ankua që nuk po lejohej të rrinte topless në një pishinë në kryeqytet.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u zbulua, i ishte drejtuar zyrës së “Ombudsperson’s” të senatit ku kërkonte trajtim të barabartë që edhe gratë, ashtu si burrat, të mund të notojnë topless. Në reagim ndaj ankesës Berliner Baederbetriebe, e cila drejton pishinat publike të qytetit, vendosi të ndryshojë rregullat, raporton AP

Zyra e Ombudspersonit e mirëpret vendimin e Baederbetriebe, sepse vendos të drejta të barabarta për të gjithë berlinezët, qofshin meshkuj, femra dhe krijon gjithashtu siguri ligjore për stafin në Baederbetriebe”, tha Doris Liebscher, shefi i zyrës së ombudspersonit.

Në të kaluarën, grave që ekspozonin gjoksin në pishinat e Berlinit u kërkohej të mbuloheshin ose të dilnin nga pishina, dhe ndonjëherë u ndalohej hyrja.  “Tani është e rëndësishme që rregullorja të zbatohet në mënyrë konsistente dhe të mos të ketë më largime apo ndalime hyrjeje”, tha Liebscher.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit