“Berluskoni dhe transferta bankare për gruan shqiptare që i paguante qiranë një gjyqtari që e shpalli të pafajshëm

“Berluskoni dhe transferta bankare për gruan shqiptare…

Njësia e Inteligjencës Financiare e Bankës së Italisë ka hapur dosjen për operacionin “Anormale” për disa transferta të nisura, nga një llogari e Silvio Berlusconit në favor të Julinda Llupos., shtetase shqiptare, banuese në Itali, pronare e disa Bed & breakfasts në Romë. Zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë identifikoi nëntë transferta, nga shkurti 2020 deri në tetor të të njëjtit vit, në vlerën 67 mijë euro. Arsyeja ishte gjithmonë “hua” apo “dhurata”, sipas mediave. Detektivët kundër pastrimit të parave, pas fluksit të parave zbuluan se një pjesë e parave përdorej nga gruaja për t’i paguar qiranë një magjistrati të Gjykatës së Lartë, Cosimo D’Arrigo, një gjykatës i cili në vitin 2012 ishte anëtar i kolegjit i cili konfirmoi lirimin e ish-kryeministrit në një nga çështjet e gjyqit Mediatrade të vendosur nga Milan Gup.

Në 27 shkurt 2020 është dërguar transferta e parë bankare nga llogaria rrjedhëse. Pagesat ishin të rregullta. Në të njëjtin muaj janë dërguar edhe transferta të tjera për persona të ndryshëm. Gruaja e pyetur nga gazetarët nuk ka shpjeguar arsyen e këtyre dhuratave. Informacioni i mbledhur shpjegon se ajo është aksionerja e vetme e një kompanie: L3L-Co, aksionet e së cilës iu shitën nga partneri i saj disa muaj më parë. Në qershor 2020, gruaja urdhëroi një transfertë bankare prej 2500 euro në favor të llogarisë rrjedhëse të një magjistrati, Cosimo D’Arrigo, i cili në vitin 2012 ishte një nga anëtarët e kolegjit që vlerësoi ankesën me të cilën prokurorët kishin kundërshtuar pafajësinë.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit