Bërrylat japin rezultatin e parë... KLGJ mbyll mandatin e Dvoranit

Bërrylat japin rezultatin e parë… KLGJ mbyll…

I shumë përfolur për konfliktin e tij institucional më Presindetin Ilir Meta, të cilin e detyroi që të realizonte edhe një protestë mbi çështjen e tij, Gjyqtari Ardian Dvorani, duket se do të jetë “kurbani” i radhës i “takimit me bërryla”. Takimi që u shoqërua me buzëqeshje dy ditë më parë, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të shtetit, Meta, pati edhe një prekje me bërryla nga këta të fundit, për t’ju “ruajtur” COVID-19, siç e parashikon protokolli shëndetësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur para pak çastesh përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, ndërsa relatorja e çështjes, Marsela Shehu, ka deklaruar se, Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate, cenon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës.

KLGJ ka vendosur mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Ndërkohë anëtari tjetër, Alban Toro, u shpreh se, këshilli duhet të shprehet, që të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit, për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Sakaq edhe Brikena Ukperaj, është shprehur se, nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se, Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë.

Brunilda Kadi u shpreh se, që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që ai të qëndrojë në detyrë, dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Më herët KLGJ shtyu mbledhjen për çështjen “Dvorani” me arsyetimin se, do duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS dhe OPDAT, kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se, nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit