Berslusconi: Kam rikthyer lidhjet me Putin, më dërgoi vodka dhe letër të ëmbël

Berslusconi: Kam rikthyer lidhjet me Putin, më…

Polemika kanë shpërthyer në Itali, lidhur menjë regjistrim audio ku ish-kryeministri dhe senatori i zgjedhur rishtazi Silvio Berlusconi dëgjohet të thotë se kishte rikthyer lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin. Incizimi i publikuar nga mediat italiane thuhet të jetë realizuar gjatë një takimit që Berlusconi po zhvillonte me parlamentarët e rinj.

Ish-kryeministri kontrovers, drejton aktualisht partinë Forza Italia, pjesë e koalicionit të djathtë të drejtuar nga Georgia Meloni, që fitoi zgjedhjet e fundit në Itali.

“Ministrat rusë e kanë thënë në disa raste se ne i kemi shpallur luftë pasi po ofrojmë armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën. Nuk e kam dhënë opinionin tim personal, pasi nëse do të mësohej nga shtypi do të ishte një katastrofë, por jam shumë shumë i shqetësuar. Kam rikthyer lidhjet me presidentin Putin. E njoh atë si njeri paqësor dhe të ndjeshëm”, dëgjohet të thotë Berlusconi.

Në regjistrimin audio, Berluskoni thotë më tej se Putin i kishte dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij të 86-të më 29 shtator, bashkë më një letër të ëmbël, siç shprehet. Lideri i Forca Italia shton më tej se edhe ai i ka kthyer favorin duke i dërguar verë Lambrusco.

Ekipi i ish-kryeministrit i mohoi pretendimet. Megjithatë Berlusconi dhe Putin janë përfolur në të kaluarën për miqësinë e shumë mediatizuar, me shkëmbime të vazhdueshme dhuratash. Për ditëlindjen e 65 të Putinit në 2017-tën, kavaljeri i dërgoi presidentit rus një mbulesë jorgani që shfaq dy liderët teksa shtrëngojnë duart.

Berlusconi dha një intervistë televizive pak ditë parazgjedhjeve të shtatorit, ku tha se Putin ishte detyruar të pushtonte Ukrainën dhe se kishte dashur zëvendësimin e regjimit të Zelensky-t me njerëz të përshtatshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit