“Bërtet dhe kërcënon me thikë”, çfarë bën Shërbimi Social Sarandë?

“Bërtet dhe kërcënon me thikë”, çfarë bën…

Një qytetare nga Saranda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur shqetësimin për një situatë që, sipas saj, prej kohësh po shqetëson banorët pranë tregut industrial. Ajo ka dërguar edhe një video në redaksi, ku dokumentohet sjellja e gruas, e cila jeton e vetme dhe, sipas dëshmisë, del çdo mëngjes rreth orës 06:00 në dritare dhe bërtet për orë të tëra, në disa raste deri në mesnatë.

Sipas qytetares, situata ka shqetësuar banorët dhe ka trembur fëmijët e zonës. Ajo pretendon gjithashtu se gruaja ka pasur konflikte me banorë të tjerë të pallatit dhe se i ka kërcënuar me thikë. Sipas saj, policia e ka shoqëruar disa herë, por ajo është rikthyer në banesë pas pak orësh, ndërsa situata vijon të mbetet e pazgjidhur. Qytetarja thotë se edhe institucionet vendore kanë hasur vështirësi për ndërhyrje, pasi kërkohet prania e një familjari, ndërkohë që gruaja jeton e vetme.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje të ligjshme e të qëndrueshme. Apeli është që të merren masa si për garantimin e sigurisë dhe qetësisë së komunitetit, ashtu edhe për t’i ofruar gruas ndihmën e nevojshme, pasi ajo ka nevojë për mbështetje sociale dhe shëndetësore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit