Bes Kallaku flet për pasurinë e tij: Kam menduar largimin nga Shqipëria

Bes Kallaku flet për pasurinë e tij:…

Aktori i humorit, Bes Kallaku është shprehur se ka dëshirë që të largohet nga Shqipëria edhe pse ka një karrierë të formuar tashmë në Shqipëri si aktor dhe gjithashtu si sipërmarrës.

Aktori ishte i ftuar në emisionin Kosherja me Jona Spahiun, ku foli për projektet e tij të ardhshme.

 “Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi”, tha Kallaku për Shqipërinë.

“Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd’,  u shpreh ai.

Ai foli dhe në lidhje me pasurinë e tij, por u shpreh se pasuria më e madhe për të është familja.

 “Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot, por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sime është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”- shprehet ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit