Besa Kokëdhima reagon e revoltuar pas lajmit se ka interpretuar këngën e Bregovic

Besa Kokëdhima reagon e revoltuar pas lajmit…

Ftesa për këngëtarin serb Goran Bregovic nga Bashkia e Korçës për festivalin e birrës ka shakktuar një bujë të madhe medatike, ku personazhe të shumtë publik kanë reaguar rreth këtij lajmi.

Ndër të parat artiste e cila ka reaguar rreth këti lajmi është  Besa Kokëdhima.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruante ajo në Instagram.

Mirëpo, në rrjet qarkulluan fjalë se Besa ka interpretuar këngën “Ederlezi” të cilën njerëzit supozonin se e kishte kompozuar Bregovic.

Ndaj, Besa e revoltuar ka bërë një reagim publik, duke sqaruar fjalët:

“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…

“Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme,por ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome.

“E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE

:Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit