'Besi pi kokainë, ajo lëviz me bodyguard', Xhensila-Cllevios: Do mbani përgjegjësi

‘Besi pi kokainë, ajo lëviz me bodyguard’,…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj aktori Besart Kallaku janë kthyer përsëri në vëmendje të mediave, pas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjet për një ndarje përfundimtare mes tyre.

Pjesë e kësaj zhurme së fundi është bërë dhe personazhi i Tik-Tok Keviol Ahmetaj, i cili ka lëshuar disa deklarata që  kanë bërë Xhensilën të reagojë dhe të paralajmërojë se kushdo që merret me emrin e saj dhe gënjen do të përballet me përgjegjësinë juridike.

Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja.

Po çfarë tha Cllevio? Në një video duke komentuar thashethemet e fundit për çiftin, reperi tha se Xhensila lëviz me truproje duke aluduar dhe për një lidhje të saj me bosin e drogës me inicialet E. D., i cili nga disa media është identifikuar si Eldi Dizdari. Cllevio vijoi më tej, duke u shprehur se Besi ka frikë nga truprojet, dhe gjëja që duhet të bëjë është të pijë kokainë e të këndojë “Sarile”!

Ai emri A.D gruan e tij e ka mbyllur në bunker me 4 shërbëtore, dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna, Xhensila ecën me bodyguard. Besi ka frikë nga bodygardi, Besi t’ia fusë ndonjë vizë dhe të këndojë sarilen. Kjo donte të më fuste njëherë në burg mua, nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë bythën. Na kapi frika Xhensila”, shkran Cllevio.

Kjo është dhe arsyeja që ka shtyrë Xhensilën drejt reagimit të mësipërm! Çifti Besi-Xhensila janë prindër të dy fëmijëve, dhe kjo nuk është hera e parë që përfliten në media për ndarje mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit