Besimtarët ortodoksë festojnë pashkët

Besimtarët ortodoksë festojnë pashkët

Besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë më 5 maj Ngjalljen e Krishtit, ose Pashkën. Ortodoksët lënë pas Javën e Madhe e të Shenjtë përgjatë së cilës u kujtuan ngjarjet që nisën me tradhtinë së Juda Iskariotit vijuan me pësimet dhe kryqëzimin e Jisu Krishtit dhe përfunduan me Ngjalljen e Tij.
Përfaqësues të klerit përgjatë kësaj jave kanë shpërndarë mesazhet e tyre për besimtarët dhe mbarë popullin duke u përqendruar tek “Mposhtja e hidhërimeve më fuqinë e Ngjalljes”.
Në mesazhin e dhënë për mediat Kryepeshkopi Anastas këshilloi mbarë popullin të mësojnë nga Pësimet e Krishtit dhe Ngjallja e Tij në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi.
Gjithmonë ka shpresë nëse ka besim!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit