Besnik ndaj Doktorit që kur ishte 11 vjeç, Stresi publikon fotot e rralla krah Berishës

Besnik ndaj Doktorit që kur ishte 11…

E ka deklaruar me krenari dhe madje i qëndron besnik prej shumë vitesh, duke e konsideruar si një njeri të madh…

Reperi i njohur, Stresi, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë ndaj ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, madje këtë e ka pasur që kur ka qenë vocërrak.

Por mbështetjen dhe besnikërinë për liderin historik të PD-së, Stresi e vulosi me fotot e fundit të publikuara në instastory.

Ai ka publikuar dy imazhe që datojnë nga viti 1997, kur Sali Berisha po zhvillonte një miting fushate para qytetarëve të Tiranës, e reperi atë kohë ishte vetëm 11 vjeç.

Vetë reperi e ka përmendur kohën kur është mbajtur tubimi dhe moshën e tij.

Ai ka dashur të tregojë se zgjedhja për të qenë në krah të Partisë Demokratike, nuk ka nisur tani, por është rritur bashkë me të.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit