"Besoj se është fake”, Mimoza Ahmeti reagon pas lajmit për ndërtim pa leje

“Besoj se është fake”, Mimoza Ahmeti reagon…

Një ditë më parë u bë publik lajmi se poetja e njohur Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim të paligjshëm. Ajo është shprehur se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë.

Ajo shton se lajmi mund të jetë fake. “Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake. Nuk jam njoftuar nga Prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…“, tha Ahmeti.

Intervista e plotë:

Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?

Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.

Pyetje: Nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…

Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…

Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit