Besonte tek ringjallja/ I riu varroset i gjallë për tre ditë, kur e nxjerrin...

Besonte tek ringjallja/ I riu varroset i…

James Sakara, një pastor në kishën Sion të provincës Chadiza, Zambia, ka vdekur teksa përpiqej të rikrijonte Ringjalljes e Jezu Krishtit, por dështoi. 22-vjeçari, u gjet i vdekur pasi u gërmua vendi ku ishte groposur.

I ndjeri, kishte bindur tre anëtarë të kishës që ta lidhnin dhe ta varrosnin në tokë dhe pas tre ditësh ta nxirrnin nga aty, sepse ai besonte se do të ringjallej. Ata e varrosën të gjallë dhe pastori 22-vjeçar që besonte të ishte profet, u gjet pa shenja jete.

Edhe pas ritualeve shpirtërore të ndihmësve të tij, pastori nuk arriti dot të kthehej në jetë dhe tashmë ngjarja është në duart e policisë.

Njëri nga 3 vullnetarët për ringjalljen e James Sakara, është dorëzuar vetë në polici, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe besohet se janë arratisur.

Sidoqoftë, nga raportet thuhet se pastori para se të merrte aktin e ringjalljes, ka lënë shtatzënë një grua të re në zonë, shkruan “Daily Mail”.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit