Beteja me Berishën për logon dhe vulën, deputetët e PD thirrje Gjykatës

Beteja me Berishën për logon dhe vulën,…

Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi në një deklaratë për mediat kërkojnë që Gjykata e Apelit të japë një vendim sa i takon vulës së Partisë Demokratike.

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se ka interesa nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim.

Më tej, ai u bëri thirrje gjithë deputetëve të PD-së që të diktojmë në dhënien e vendimit.

Sipas tij nuk ka rëndësi se në ç’krah është vendimi, por i intereson shpejtësia që PD mos rrijë më në agoni.

Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit të shkallës se parë. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i bëja thirrje gjithë deputetëve të PD të jemi para gjykatës së Apelit nesër ose pasnesër jo që të diktojmë në dhënien e vendimit, se ne nuk na intereson ne ç’krah është vendimi, por na intereson shpejtësia që PD mos rrijë më në agoni”, tha Sula.

Ndërkohë deputeti Korreshi tha se duhet bashkim mes demokratëve.

Kur nuk ka konsensus mes palëve, duhej një vendim gjykate. Duhet një bashkim mes demokratëve. Kjo punë nuk duhet të ishte në rrugë gjyqësore, pasi demokratët duhet të zgjidhnin problemin. Jemi bërë gazi i botës. Duhet të bëhemi bashkë”, pohoi Korreshi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit