Beteja për ëndrrën, Shqipëria sfidon “Tre Luanët” në Wembley për një historinë të re

Beteja për ëndrrën, Shqipëria sfidon “Tre Luanët”…

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt ëndrrës së kualifikimit në Kupën e Botës 2026 me një përballje të fortë këtë të premte, ndaj Anglisë në legjendarin Wembley.

 Ky do të jetë dueli i shtatë mes dy skuadrave, me një histori që deri tani flet vetëm në favor të “Tre Luanët”, të cilët kanë fituar të gjitha përballjet e mëparshme, duke realizuar plot 19 gola, ndërsa kuqezinjtë kanë arritur të gjejnë rrjetën vetëm një herë, plot 24 vite më parë.

Përballja e fundit mes tyre, e luajtur në nëntor 2021 po në Wembley, përfundoi me një humbje të hidhur për kuqezinjtë me rezultatin 5-0.

Anglia, e cilësuar si një nga kombëtaret më të forta të globit, është jo vetëm “koka” e grupit K, por edhe skuadra më e shtrenjtë në aspektin financiar. Jude Bellingham, ylli i Real Madridit, është lojtari më i kushtueshëm me një vlerë prej 180 milionë eurosh, i ndjekur nga emra si Phil Foden dhe kapiteni Harry Kane.

Në krahun tjetër, Shqipëria nuk ka luksin e shifrave marramendëse, por ka zemrën dhe shpirtin luftarak. Kristjan Asllani është lojtari më i vlerësuar i skuadrës me 18 milionë euro, i pasuar nga Armando Broja dhe Ernest Muçi. Megjithatë, sfida bëhet edhe më e vështirë për kuqezinjtë, të cilët do të zbresin në fushë pa dy lojtarë kyç, mbrojtësin e talentuar Mario Mitaj dhe mesfushorin energjik Mirlind Daku.

Diferenca mes dy skuadrave është e madhe, statistikat janë kundër nesh dhe historia nuk është në favorin tonë. Por futbolli është i bukur sepse surprizat janë gjithmonë të mundshme. Futbolli nuk luhet vetëm me shifra, por me zemër! Kuqezinjtë tanë do të zbresin në Wembley jo vetëm për të luftuar, por për të treguar se e kaluara nuk përcakton të ardhmen dhe se Shqipëria ka shumë për të ofruar!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit