Beteja tre ditore me ushtrinë serbe, ish-luftëtari tregon vargjet që këndoi Adem dhe Hamëz Jashari

Beteja tre ditore me ushtrinë serbe, ish-luftëtari…

Marsin e vitit 1998, familja Jashari u ngujua në kullat e tyre duke luftuar me ushtrinë serbe. Për tre ditë me radhë krismat nuk u ndalën në kullën e Jasharve, të cilët qendruan deri në fishekët e fundit duke rezistuar ndaj pushtimit serb. Nga dëshmitë ndër vite është treguar se vëllezërit Adem dhe Hamëz Jashari, gjatë luftimeve kanë mbajtur lartë moralin e tyre duke kënduar këngë patriotike pambarim.

Ragip Jashari, i cili tregon se ka luftuar me Ademin dhe Hamzën, ka rrëfyer se momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari, ishte bashkë me Hamzën duke pirë kafen e mëngjesit. Ishte mëngjesi i 5 marsit, si sot 25 vite më parë kur serbët filluan të vinin drejt kullës së Jasharve.

“Rreth 7500 trupa morën pjesë në rrethimin e kullave. Shqipërinë dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari, rrëfen Ragip Jashari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit