BIA arreston dy persona, i akuzon për spiunazh në favor të SHISH, AKI-së dhe Policisë së Kosovës

BIA arreston dy persona, i akuzon për…

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) ka njoftuar arrestimin e dy personave, të dyshuar për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas mediave serbe, aksioni është zhvilluar në Vranjë dhe Jagodinë, ku janë arrestuar D.C., 46 vjeç, me origjinë nga Shillova e Gjilanit, dhe N.P., 50 vjeçe, nga Jagodina.

Autoritetet serbe pretendojnë se dy personat dyshohet se u kanë transmetuar informacione Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Sipas të njëjtave raportime, informacionet e dyshuara lidhen me pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe aktivitetet e tyre. Në banesën e N.P. në Jagodinë është kryer edhe bastisje, ku janë sekuestruar pajisje elektronike dhe sende të tjera që autoritetet serbe pretendojnë se mund të kenë lidhje me rastin.

Hetimet vijojnë, ndërsa deri tani bëhet fjalë vetëm për pretendime të autoriteteve serbe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit