Biberaj në krye të VOA, Basha: Krenar për kontributin e tij

Biberaj në krye të VOA, Basha: Krenar…

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Pas këtij lajmi reagoi edhe kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Krenar për Elez Biberajn dhe kontributin e tij të gjatë për median e lirë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut,” shkruan Basha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit