“Biden fitoi”/ Senatori i Karolinës së Jugut: Trump duhet që t’i jap fund

“Biden fitoi”/ Senatori i Karolinës së Jugut:…
Featured image of article: “Biden fitoi”/ Senatori i Karolinës së Jugut: Trump duhet që t’i jap fund 

Senatori amerikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham deklaroi se Presdenti Donald Trump duhet që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp ai tha se duhet që t’i jepet fund kësaj tentative për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pasi nuk ka asgjë në dorë. Më tej ai ka thënë se e urren largimin e Trump në këtë  mënyrë, pasi ka shpresuar që të ishte ai, i cili do të fitonte zgjedhjet.

“Mjaft më. Duhet t’i japim fund. Unë e urrej që të përfundoj në këtë mënyrë. Oh zot, e urrej atë. Nga këndvështrimi im, ai ka qenë një president konsekuent. Por sot, gjëja e parë që do të shihni. E tëra që mund të them është, më llogarit. Mjaftueshem eshte mjaftueshem. Jam përpjekur të jem i dobishëm,” tha ai.

Në lidhje me Biden ai tha se është zgjedhur si president i SHBA-së. Ndër të tjera, Graham deklaroi se Biden dhe Harris janë zgjedhur në mënyrë legjitim për të qenë në krye të Amerikës.

Ai është presidenti legjitim i Shteteve të Bashkuara”, tha ai. “Unë nuk mund t’i bind njerëzit, grupe të caktuara, me fjalët e mia. Joe Biden dhe Kamala Harris janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe do të bëhen president dhe nënkryetar i Shteteve të Bashkuara më 20 janar,” përfundoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit