Biden organizon festë për transgjinorët, pak ditë pas vrasjes në Nashville

Biden organizon festë për transgjinorët, pak ditë…

Presidenti Biden në një deklaratë zyrtare ka thënë se amerikanët transgjinorë formësojnë shpirtin e kombit të SHBA dhe vendosi të organizojë një festë për këtë kategori të shoqërisë amerikane këtë javë.

Kjo deklaratë e tij vhen vetëm pak ditë ku një transgjinore 28-vjeçare e pajisur me kallash hyri në një shkollë private dhe vrau tre fëmijë dhe tre të rritur. Pas përplasjes me policinë, u vra edhe ajo vetë. 

Amerikanët transgjinorë formojnë shpirtin e kombit tonë duke shërbyer me krenari në ushtri, duke shëruar sëmundje vdekjeprurëse, duke mbajtur poste të zgjedhura, duke drejtuar biznese të lulëzuara, duke luftuar për drejtësi, duke rritur familjet dhe shumë më tepër”, shkroi Biden në deklaratën që u publikua mëngjesin e së enjtes, 31 mars. Kjo ditë mbahet si Dita e Dukshmërisë së Transgjinorëve, që disa aktivistë të këtij grupi e kanë riemëruar “ditë e hakmarrjes”.

Disa shtete, duke përfshirë Virxhinia Perëndimore dhe së fundmi Kentakin, janë bashkuar me nëntë shtete të tjera për të ndaluar ose kufizuar operacionet transgjinore apo kujdesjen për të miturit, diçka që Biden dhe administrata e tij e kanë cilësuar si diskriminuese dhe mizore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit