Biden premton ndihma humanitare për Gazën

Biden premton ndihma humanitare për Gazën

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar se ka urdhëruar ushtrinë amerikane të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë më shumë ndihmë në enklavë.

Duke i uruar mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, presidenti amerikan theksoi se ndihmat që mbërrijnë aktualisht në Gaza nuk janë të mjaftueshme dhe se kërkon që të dërgohen qindra kamionë të tjerë me ndihma. Ai shtoi se dërgesa do të ndodhin në ditët në vijim, por pa dhënë më shumë detaje. Tashmë, vende si Jordania dhe Franca kanë vazhduar të dërgojnë ndihma humanitare në Gaza.Të paktën 576,000 njerëz, një e katërta e popullsisë në Gaza, vuajnë nga uria, sipas OKB-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit