Biden s'do të kandidojë për president nëse nuk ka përballë Trump-in

Biden s’do të kandidojë për president nëse…

Vlerësimi i Presidentit Biden nga Amerikanët sipas sondazheve të bëra nga kompnitë dhe mediat prestigjoze si New York Times është në nivelet më të ulta. Përballë ish-presidentit Donald Trump sipas sondazheve Joe Biden deri më tani ka humbur në 5 nga 6 shtetet kyçe të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Partia Demokrate amerikane ka shprehur e gjitha mbështetjen për Biden ku për të parën herë që prej vitit 1976 pavarësisht thirrjeve të mbështetësve për të shikuar Joe Biden të përballet me kundërshtarët në debatet televizive.

Donald Trump nga ana tjetër ka probleme me drejtësinë duke u përballur me gjyqe në shtete të ndryshme si New York, Georgia, Florida dhe Washington nga prokurorët federalë dhe nga ata lokalë në shtetet përkatëse për shkak të bisneseve të tij në vite dhe për shkak të kontestimit të zgjedhjeve të 3 Nëntorit të 2020.

Nga ana tjetër Donald Trump ka refuzuar sfidat e kandidatëve republikanë për shkak të sondazheve që e nxjerrin atë fitues përballë Biden. Trump ka zhvilluar takime të hapura me mbështetësit e tij në shtetet kyçe për të rritur mbështetjen në garën e primareve që do të zhvillohet vitin tjetër pak muaj përpara zgjedhjeve.

Stafi i fushatës së Biden deri më tani ka shpenzuar 25 milionë dollarë vetëm në reklamat televizive dhe shërbimet telefonike për mesazhe për marketingun e Biden dhe në total deri më tani janë shpenzuar mbi 45 milionë dollarë që janë më shumë se çfarë Trump dhe aleatët e tij kanë shpenzuar në 2019.

“Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoj në 2024 nëse Trump nuk do të jetë në garë.” – është shprehur Biden tek donatorët e tij, duke dashur një ripërballje me Trump në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit