Bie çatia e komunës Prishtinë, zë poshtë një grua

Bie çatia e komunës Prishtinë, zë poshtë…

Një grua ka mbetur e lënduar këtë të enjte rreth orës 13:00 në qendër të Komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së çatisë së këtij institucioni.

Sipas raportimeve, gruaja identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur ka qenë duke lëvizur në rrugën ‘Nora e Hotit’ në lagjen “Arbëria” kur u zu poshtë  nga objektet që ranë nga lartësia. Pas kësaj e lënduara është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Fotot më poshtë tregojnë dhe situatën e krijuar pas rrëzimit të çatisë, ku shumë automjete kanë pësuar deformime. Policia ka rrethuar zonën, dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet që sollën këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit