Bie edhe një punëtor nga një objekt në Ferizaj, dërgohet në emergjencë!

Bie edhe një punëtor nga një objekt…

Rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndertim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës.

Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç. Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë.

Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit. Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me raport vijues. Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit