Bie frikshëm interesi për të bërë vaksinat, rreth 66 mijë pak se në ditët e para të shtatorit

Bie frikshëm interesi për të bërë vaksinat,…

Tetori ka sjellë rënie të interesit për tu vaksinuar kundër koronavirusit. Në 23 ditët e para të muajit  në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë aplikuar rreth 123 mijë doza anti-Covid nga 189 mijë  që u aplikuan në të njëjtën periudhë të një muaji më parë.

Numri i vaksinimeve kundër koronavirusit ka pësuar ulje me rreth 66 mijë  doza. Të imunizuarit artificialisht ndaj Sars Cov 2 në afro nëntë muaj e gjysmë  kanë arritur në rreth  869 mijë persona.

Ndërsa numri i popullsisë mbi 18 vjeç që ka marrë  vetëm një prej dozave anti Covid nuk ka arritur ende në një milion. Të premten  ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë vendosën të ulin moshën e vaksinimit në 16 vjeç nga 1 nëntori.

Ata ftuan  për tu vaksinuar edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç me probleme shëndetësore. Me gjithë këtë vaksinimi i fëmijëve nuk është  i detyrueshëm dhe do të kryhet me miratimin e prindit dhe rekomandimin e mjekut të familjes dhe atij pediatër.

Nga 1 nëntori do të nisë gjithashtu aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti Covid tek personat mbi 60 vjeç. Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë marrjen e saj gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit