Bie ndesh me ligjin e Sheriatit/ Indonezia kërkon zhdukjen e kriptomonedhave, janë 'haram'!

Bie ndesh me ligjin e Sheriatit/ Indonezia…

Në Indonezi po tentohet të zhduket tregtimi i kriptomonedhave. Arsyeja është pasi bie ndesh me ligjin e Sheriatit. Në këtë shetet tregtimi i këtyre monedhave konsiderohet haram ose ndaluar nga një prej autoriteteve më të larta fetare të Indonezisë.

Këshilli i Ulemasë Indoneziane, i njohur në vend si MUI, lëshoi ​​të enjten deklaratën kundër përdorimir të kriptomonedhave, duke deklaruar se ato shfaqin elementë të pasigurisë, basteve dhe dëmtimeve, e duke i krahasuar edhe me lojërat e fatit.

Megjithëse dekretet e MUI-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, vendimi i saj i fundit mund të jetë ndikues për më shumë se 230 milionë myslimanë të Indonezisë, në një vend ku tregtimi i kriptomonedhave ka shpërthyer gjatë vitit të kaluar.

Burimi: tickernews/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit