Bie ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv, ja sa persona po kurohen kundër Covid-19

Bie ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ditën e sotme shifrat e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv, të cilët po kurohen kundër Covid-19.

Sipas shifrave të publikuara nga Manastirliu, vetëm 3 persona po kurohen në Spitalin Infektiv, ndërsa rastet e reja të infektimit me virus, po shkojnë drejt zeros. Më tej, ministrja thotë se ky fakt është një lajm i mirë pasi premton një sezon turistik të suksesshëm.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit