Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 45-vjeçarja në Durrës

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes…

Një grua 45 vjeçe ka humbur jetën këtë mëngjes në qytetin e Durrësit. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 20 dhe dyshohet se gruaja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. 

Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit