
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Aleks Buda”.
Mësohet se një 67-vjeçar ka rënë nga biçikleta dhe si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si ‘pallati me shigjeta’.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
