Bie nga kantieri 55-vjeçari në Vorë, përfundon në spital

Bie nga kantieri 55-vjeçari në Vorë, përfundon…

Një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës.

Menjëherë është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 14.07.2021, rreth orës  ‪17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit