Bie nga kati i dytë i hotelit në Himarë, biznesmeni në gjendje të rëndë në spital

Bie nga kati i dytë i hotelit…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Himarë. Pronari i një hoteli, i identifikuar si Niko Bollano, 51 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda.

Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë nën efektin e alkoolit.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.

Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit