Bie nga kati i katërt një 36-vjeçar në zonën e Astirit

Bie nga kati i katërt një 36-vjeçar…

Një 36-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt në zonën e Astirit në kryeqytet, më konkretisht në rrugën “Loni Ligori”. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, ndërsa i riu i identifikuar me inicialet E.L., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë ngjarje po vijojnë hetimet.

Informacion paraprak: Më datë 14.07.2020, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit