Bie nga kati i tretë një grua në Durrës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Bie nga kati i tretë një grua…

Një grua ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen 12 të Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme, ku bëhet fjalë për  60-vjeçaren me inicialet E. K. 60.

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarje por kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë telefonuar ambulancën. Ajo është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në urgjencë pasi ka marrë plagë të rënda.

Ndërkohë në vendngjarje, që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit, kanë shkuar policia që po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit