Bie nga lartësia e banesës, humb jetën 21-vjeçari në Tiranë, prej disa muajsh…

Bie nga lartësia e banesës, humb jetën…

Një 21-vjeçar ka humbur jetën mesnatën e djeshme, pasi ka rënë nga lartësia e banesës së tij në zonën e Babrrusë në Tiranë. Polícia dyshon se i riu kishte probleme të shèndetit mèndor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin. I riu me inicialet E.K, është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Njoftimi i polícisë: Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rèndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shèndetit mèndor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për dèpresionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit