Bie numri i aplikimeve për kredi

Bie numri i aplikimeve për kredi

Aplikimet për kredi në banka kanë pësuar rënie në 6 mujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë janë marrë në shqyrtim rreth 66 mijë aplikime për kredi.

Mësohet se numri i aplikimeve ka shënuar rënie me 1.6% dhe 1.4%, krahasuar me një vit më parë.

Segmenti i individëve ka pësuar rënie, ndërsa sektori i ndërmarrjeve ka patur rritje të numrit të aplikimeve.

Nga numri total i aplikimeve, rreth 9% i përkasin sektorit të ndërmarrjeve dhe 91% i përkasin sektorit të individëve.

Numri i refuzimeve të kredisë në bankat me kapital vendas është rritur në 6.3% nga 6.2% që ka qenë në gjashtëmujorin e kaluar, ndërsa për bankat me kapital të huaj kjo normë ka rënë në 24% nga 27%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit