Bie numri i të punësuarve, të rinjtë po zëvendësohen nga pensionistët

Bie numri i të punësuarve, të rinjtë…

INSTAT ka treguar në raportin e fundit se numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa, po rritet punësimi i moshave më të vjetra.  INSTAT raportoi punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

INSTAT raporton se 54,500 pensionistë rezultonin të punësuar në tremujorin e fundit të 2022. Sakaq, është dalë në konkluzionin se, mosha e tretë do të përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Europë dhe Shqipëri, për shkak se, rritja e rritja e jetëgjatësisë i bën produktivë personat edhe mbi moshën 65 vjeç.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikon se në tre vitet e ardhshme, numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 48 mijë, me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit.

Për shkak se zhvillimi i teknologjisë mund të stimulojë punën në distancë për personat e moshës së tretë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre sidomos në mësimdhënie, financë dhe shumë profesione të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit