Bie propaganda e Ramës dhe Ballukut, Porti i Durrësit shënon mbi 400 milionë euro humbje ende pa nisur

Bie propaganda e Ramës dhe Ballukut, Porti…

Propaganda e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për Portin e Durrësit ka rënë. Prej kohësh, kryeministri dhe zëvendësja e tij kanë prezantuar projektin për ndërtimin e “Durrës Yacht Marina”. Edhe pse ishte thjesht një projekt 3D, ashtu si shumica e projekteve të qeverisë, Rama dhe Balluku tentuan për të bindur shqiptarët, se nga xhepat e tyre nuk do investohet asnjë qindrakë. Madje, për projektin në fjalë, qeveria nuk kishte as një studim fizibiliteti, çka do të thotë porti i ri do të gjeneroj apo jo më shumë të ardhura se ai aktuali.

Qeveria miratoi këtë javë ndryshimet e buxhetit me akt normativ, ku në planin e investimeve publike pati vetëm një lëvizje: 95 milion euro nga performanca e mirë e mbledhjes së të ardhurave shkojnë për të financuar portin e ri. Ky projekt u tha fillimisht se do të finacohej pjesërisht nga Autoriteti Portual Durrës dhe kompani prestigjoze ndërkombëtare, nga të cilat kishin shprehur interes 40 të tilla.

Interesi i tyre me sa duket mbeti vetëm në kronikat e disa mediave që janë kthyer në zyra shtypi të qeverisë, të cilat pas disa muajve shpallën me mburrje se ndërtimi i portit do të financohej nga NATO.

Por shpenzimet për ndërtimin e portit të ri ishin destinuar fillimisht në buxhet si financim i huaj, por duke qënë se as NATO dhe asnjë bankë nuk e konsideroi projektin fizibël, paratë po jepen nga buxheti. Deri më tani, humbja në buxhetin e shtetit dhe që rëndon mbi kurrizin e qytetarëve ka shkuar në 433 milionë euro. Sot jemi në këtë llogari: falim 300 milion euro taksa dhe asete, japim 415 milion euro për të ndërtuar portin në Porto Romano dhe në fund të 20 vjetëve përfitojmë 282 milion euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit