Bie propaganda e Ramës, spitalet e Tiranës në fund të listës botërrore të kujdesit shëndetësor

Bie propaganda e Ramës, spitalet e Tiranës…

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama e krahasoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njësoj me spitalet e Milanos, Parisit dhe Stambollit. Kryeministri u krenua se sistemi shëndetësor në Shqipëri po rritet dhe se meritë për këtë ka rilindja socialiste. Mirëpo kjo propagandë elektorale bie poshtë në saj të një publikimi të fundit.

Spitalet në Shqipëri as që krahasohen me spitalet që kryeministri citoi. Në një rankim të Indeksit të Kujdesit Shëndetësor, Tirana ka sistemin më të dobët spitalor në botë. Vendi ynë renditet në vendin e 255 nga 266 vende të botës. Spitali i Parisit që përmend Rama, renditet në vendin e 19. Ndërkohë Milano renditet në 90 spitalet më të mira të botës ndërsa Stambolli mban vendin e 109.

Madje Shqipëria nuk krahasohet as me shëndetësinë në rajon. Spitalet e Sarajevës në Bosnje renditen në vendin e 211, ata të Shkupit renditen në vendin e 234, ndërsa të Beogradit në vendin e 238. Shqipëria lë pas vetëm vende si Bangladeshi, Kazakistani, Iraku, Egjipti, Nigera apo Maroku.

Indeksi rendit sistemet shëndetësore bazuar në faktorët si: Infrastruktura për kujdesin shëndetësor, kostot e marrjes së shërbimit, ofruesit e kujdesit shëndetësor si mjekët, infermierët dhe personeli tjetër mjekësor si dhe qasjen në medikamente me cilësi të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit