Bie propaganda/ Kurtit nuk iu dha drafti i Ramës për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Bie propaganda/ Kurtit nuk iu dha drafti…

Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, solli një nxitim të kryeministrit Edi Rama në muajin qershor për të hartuar një draft që do ja u dërgonte më pas delegacionit europian për stabilizimin e situatës.

Në një dalje për mediat në atë kohë, kryeministri Rama e quajti konfidencial, duke e bërtitur me të madhe se plani franko-gjerman do të bazohej pikërisht në këtë draft.

Pak ditë më parë, në Bruksel ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilët zhvilluan takimet ndarazi me Macron dhe Scholz.

Liderët europianë i kanë dhënë një draft Albin Kurtit, e që mediat pranë qeverisë me shpejtësi publikuan lajmin se është pikërisht drafi i Ramës ai që ka në duar kryeministri i Kosovës.

Por zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka nxjerrë të vërtetën “lakuriq”, ashtu siç është.  

Kryeziu teksa falenderon ato media që kërkuan një konfirmim mbi këtë dokument, mohon se propozimi që i është dorëzuar Kurtit në datën 21 tetor është drafti i Edi Ramës.

Pavarësisht përpjekjeve për tu shpallur hero në çdo lloj situate, edhe këtë herë, propaganda dhe maska e kryeministrit Rama ra. Shpëtimtari i situatës Kosovë-Serbi nuk është kryeministri shqiptar, por emisarët ndërkombëtarë, që po zhvillojnë takime të një pas njëshme, deri në normalizim të situatës dhe krijimit të komunave me shumicë serbe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit