Bie propaganda për rritjen e pagave/ Paga reale në vitin 2022 u rrit më pak se në vitin 2021

Bie propaganda për rritjen e pagave/ Paga…

Gjatë vitit 2022 qeveria mori dy vendime duke rritur dy herë brenda 10 muajve pagën minimale. Në janar të vitit të shkuar paga minimale shkoi në 32 mijë lekë dhe më pas me një tjetër vendim në shtator paga minimale shkoi në 34 mijë lekë. Ndërsa tani kryeministri Rama ka premtuar se paga do të shkojë në 45 mijë lekë nga dita e nesërme. Me marrjen këtyre vendimeve qeveria ka thurur propagandën, duke deklaruar se nuk ka qytetarë që vdes për bukë dhe se qeveria po përkrah popullin.

Në fakt realiteti është krejt ndryshe. Në të dhënat e fundit të publikuara, INSTAT tregon se paga reale në vitin 2022 u rritë shumë më pak se në vitin 2021. Kjo për shkak nga rritja e pakontrolluar e çmimeve. Çka do të thotë që rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë apo edhe më shumë nuk po jep efekt në ekonomi, kur çmimet qëndrojnë më lartë se rajoni.

“Paga mesatare mujore bruto arriti në 66,015 lekë në fund të vitit 2022 me një rritje 10.8 për qind në krahasim me vitin 2021. Por paga reale që merr në konsideratë indeksimin me inflacionin u rrit me vetëm 4.1 për qind, një ritëm ky më i ulët se i vitit 2021 kur paga reale në ekonomi u rrit me 6.4%. Rritja e pagave është zhvlerësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve, një fenomen që po vepron edhe këtë vit”, thuhet në raport. 

Ekspertë të ekonomisë dhe bizneset pohojnë se rritja e pagës pa përmirësuar produktivitetin dhe pa orientuar ekonominë në një model që të prodhojë mallra më vlerë të lartë ka gjasë që të dëmtojë më shumë ekonominë dhe të rëndojë xhepat e qytetarëve, ndërsa ndikimi më i madh është tek bizneset. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë lajmëroi se, rritja e pagave vitin e kaluar ushtroi presion mbi çmimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit