Bie shtylla ku po punonin, vdesin dy elektriçistë

Bie shtylla ku po punonin, vdesin dy…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku dy elektriçistë kanë vdekur pasi ka rënë shtylla ku ata ishin duke punuar.

Burime bëjnë me dije se dy elektriçistët që kanë humbur jetën janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë janë vënë në pikëpyetje.

Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit