Një incident shqetësues është regjistruar në ambientet e Spitalit të Fëmijëve në Fier, ku një pjesë e suvasë është shkëputur nga tavani dhe ka rënë në tokë, duke rrezikuar të godiste një fëmijë që ndodhej në këtë ambient.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, pasi bëhet fjalë për një institucion shëndetësor ku marrin shërbim çdo ditë dhjetëra fëmijë dhe prindër. Shkëputja e suvasë nga tavani ngre pikëpyetje mbi gjendjen infrastrukturore të ambienteve të spitalit dhe masat e marra për garantimin e sigurisë së pacientëve dhe familjarëve të tyre.
Fatmirësisht, fëmija i ka shpëtuar goditjes, ndërsa suvaja ka përfunduar në tokë.
Rasti rikthen vëmendjen te nevoja për kontrollin dhe mirëmbajtjen e ambienteve spitalore, veçanërisht në repartet ku trajtohen fëmijët.