Bie vlera e lirës në Turqi, nisin trazirat

Bie vlera e lirës në Turqi, nisin…

Rënia e vlerës së monedhës turke, lirës, ka shkaktuar trazira në Turqi.

Lira  është zhvlerësuar së tepërmi,  aktualisht 1 lira konvertohet me 13.54 dollarë. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 dollarë, më e ulët se paga mesatare në Kinë.

Zhvlerësimi i lirës kundrejt dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.

Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në dy pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore.

Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë. Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët.

Nëpër rrugë kanë dalë protestues të cilët shprehin revoltën ndaj presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike ka një bllokim. Kompania amerikane Apple ka pezulluar të gjitha shitjet online të Iphone dhe produkteve të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës lira. Ka raportime që edhe kompania Samsung ka marrë vendim të ngjashëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit