Zjarr... në lagjen "30Vjetori" në Berat, banorët në panik lajmërojnë zjarrëfikësit

Zjarr… në lagjen “30Vjetori” në Berat, banorët…

Një zjarr i papritur është regjistruar në një shesh-pushim të një blloku pallatesh në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit.

Zjarri është pikasur nga banorët që të tmerruar nga tymi dhe flakët njoftuan zjarrëfikësit.

Pas mbërritjes në vendngjarje,zjarrëfikësit mundësuan lokalizimin e flakëve të zjarrit që ishin duke depërtuar edhe afër një servisi motorrash dhe në një kohë të shkurtër u mundësua edhe shuarja e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvënie që paraprakisht mendohet të jetë vendosur për shkak të konkurencës,pasi zjarri rrezikoi seriozisht përhapjen brenda servisit të motorrave që ndodhej shumë pranë zjarrit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit