Bie zjarr në Zall Herr, banorët: Askush s’po vjen për ta fikur

Bie zjarr në Zall Herr, banorët: Askush…

Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm në fshatin Qinam, në zonën e Zall Herrit.

Flakët janë përhapur në territorin e fshatit, ndërsa banorët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit.

Banorët deklarojnë se deri në momentin e raportimit nuk ka mbërritur asnjë grup për të ndërhyrë ndaj flakëve, duke shprehur frikën për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Zall Herri është përballur edhe më herët me vatra zjarri, duke qenë një prej zonave të prekura më shpesh gjatë kësaj periudhe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit