Bien birësimet/ Shqiptarët nuk shfaqin interes për t'i siguruar një familje fëmijëve jetim

Bien birësimet/ Shqiptarët nuk shfaqin interes për…

Në Shqipëri të birësosh një fëmijë vijon të mbetet disi tabu. Shumë çifte nuk kanë mundësi të lindi e megjithatë e kanë të vështirë të bëhen prindër duke birësuar një fëmijë jetim. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 928 fëmijë në qendra jetimore. Numri i birësimeve ndër vite ka qenë në rënie.

Në vitin 2015 janë birësuar 53 fëmijë.
Në vitin 2016 janë birësuar 32 fëmijë.
Në vitin 2017 janë birësuar 43 fëmijë.
Në vitin 2018 janë birësuar 37 fëmijë.
Në vitin 2019 janë birësuar 24 fëmijë.
Në vitin 2020 janë birësuar 26 fëmijë.
Në vitin 2021 janë birësuar 19 fëmijë.

Pra shifrat nuk janë raport me fëmijët që kërkojnë një familje. Kjo rënie e birësimeve është ndjerë në të dyja gjinitë, me përkatësisht 33% më pak meshkuj dhe 18% më pak femra të birësuara ndër vite.

Edhe pse Komiteti Shqiptar i Birësimit ofroi disa lehtësira në procedurat e birësimit të një fëmije, duke ulur kohën e pritjes dhe dokumentacionet e tepërta, sërish shqiptarët nuk kanë interes të dukshëm. Më të interesuar janë shtetasit e huaj për të birësuar një fëmijë shqiptar.

Sipas Komitetit të Birësimit, në viti 2021 ishin në pritje për t’u birësuar 42 fëmijë, interes për të cilët kanë shfaqur 45 familje shqiptare dhe 92 familje nga Rajoni dhe Europa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit