Bien këmbanat! Hirësia Joan zgjidhet kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse shqiptare

Bien këmbanat! Hirësia Joan zgjidhet kryepeshkop i…

Pas më shumë se tri dekadash nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta më 25 janar të këtij viti, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka një udhëheqës të ri. Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, si Kryepeshkop të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Ceremonia e shenjtë u mbajt pas Liturgjisë Hyjnore të Dielës së Dytë të Kreshmës, një moment historik që u shënua me tingujt e këmbanave në të gjitha kishat ortodokse të vendit. Hirësia e Tij, Joan, u prit me solemnitet në Katedralen madhështore “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku besimtarë dhe klerikë nga e gjithë Shqipëria iu bashkuan këtij çasti të veçantë.

Kryepeshkopi i ri vjen nga një përvojë e gjatë shërbimi fetar, pasi ka mbajtur për më shumë se dy dekada postin e Mitropolitit të Korçës. Me një formim të thellë teologjik dhe një përkushtim të veçantë ndaj dialogut ndërfetar, ai premton ta udhëheqë Kishën me përulësi dhe devotshmëri.

Kjo zgjedhje vjen në përmbushje të dëshirës së Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos, i cili në testamentin e tij kërkoi që pasuesi i tij të ishte një klerik shqiptar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit